Privatësia

Volvo Group e trajton seriozisht çështjen e privatësisë. Ne e vlerësojmë besimin që ju na tregoni duke na dhënë informacionin tuaj personal. Ne do ta përdorim gjithmonë informacionin tuaj personal në mënyrë të drejtë dhe të denjë për këtë besim.

Ne do të jemi gjithmonë transparentë me ju rreth informacionit që grumbullojmë, çfarë bëjmë me të, me kë e ndajmë dhe kë duhet të kontaktoni nëse keni shqetësime.

English-Anglisht ; Dutch-Nederlands ; French-Français ; German-Deutsche ; Polish-Polski ; Spanish-Español ; Swedish-Svenska ; Italian-Italiano ; Norwegian-Norsk ; Finnish-Suomalainen ; Danish-Dansk ; Belarusian-беларускі ; Bosnian-Bosanski ; Bulgarian-български ; Croatian-Hrvatski ; Czech-ČeštinaEstonian-Eesti keel ; Greek-Ελληνικά ; Hungarian-Magyar ; Latvian-Latviešu ; Lithuanian-LietuviškaiMacedonian-Македонски ; Portuguese-Português ; Romanian-Română ; Russian-Pусский ; Serbian-Српски ; Slovak-SlovenskýSlovenian-Slovenščina ; Ukrainian-Українська

Privatësia e përgjithshme e faqes së internetit

Ju mund të përdorni të gjithë hapësirën e faqes së internetit të Volvo Group pa e zbuluar identitetin tuaj. Detajet e informacionit që ne grumbullojmë si standard kur ju aksesoni faqet e internetit përshkruhen më poshtë. Nëse regjistroheni për ndonjë prej shërbimeve tona ose na kontaktoni përmes formularëve, do të ketë informacione të detajuara rreth mënyrës se si përpunohen të dhënat tuaja në lidhje me regjistrimin tuaj.

Të dhënat e identitetit dhe të kontaktit të kontrolluesit dhe oficerit të mbrojtjes së të dhënave

AB Volvo (“VOLVO”), si kontrollues i të dhënave personale, është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale që lidhen me ju sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave.

Nëse keni pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, kontaktoni me nëpunësin e privatësisë së grupit të VOLVO në adresën gpo [dot] office [at] volvo [dot] com ose me postë ose telefon në:

AB Volvo, Att: Group Privacy Office, Dept AA14100, VGHQ , SE-405 08 Göteborg, Sweden 

+46 (0)31 66 00 00

Cilat kategori të dhënash personale do të përpunojë VOLVO, për çfarë qëllimi dhe mbi cilën bazë ligjore?

Kur ju aksesoni ndonjë faqe interneti të VOLVO, shfletuesi juaj i internetit konfigurohet teknikisht për të transmetuar të dhënat e mëposhtme ("të dhënat e regjistrave") te serveri ynë i internetit, të cilat më pas mund t'i regjistrojmë në skedarët e regjistrave:

  • Data e aksesit
  • Ora e aksesit
  • URL-ja e faqes referuese të internetit
  • Skedari i marrë
  • Volumi i transmetuar i të dhënave
  • Lloji dhe versioni i shfletuesit
  • Sistemi operativ
  • Adresa e IP-së
  • Emri i domenit i ofruesit tuaj të aksesit në internet

Ky është informacion që në mënyrë ekskluzive nuk lejon që ju të identifikoheni. Ky informacion është i nevojshëm për qëllime teknike për të ofruar në mënyrë të saktë përmbajtjen e kërkuar prej jush dhe grumbullimi i tij është një aspekt i pashmangshëm i përdorimit të faqeve të internetit.

Të dhënat e regjistrave analizohen vetëm për qëllime statistikore për të përmirësuar faqen tonë të internetit dhe funksionimin e saj përkatës. Volvo do të përpunojë të dhënat tuaja personale mbi interesin legjitim të bazës ligjore. Interesat legjitime të VOLVO përfshijnë interesin për të menaxhuar faqet e saj të internetit sipas praktikave të drejta të biznesit dhe për të ruajtur disponueshmërinë dhe funksionimin e faqeve të internetit. 

Kukit
Ne përdorim kuki dhe pikselë monitorues për të grumbulluar të dhëna në lidhje me përdorimin e faqes së internetit për ta përshtatur atë sipas nevojave të përdoruesve. Grumbullimi i këtyre të dhënave të përdorimit dhe krijimi i një profili përdorimi kryhet në bazë të anonimizuar duke përdorur një ID kuki. Ne i krijojmë dhe i ruajmë këto profile përdorimi vetëm në mënyrë të anonimizuar dhe nuk i kombinojmë ato me emrin tuaj ose me informacione të tjera, si p.sh. adresën tuaj të emailit, që mund të zbulojnë identitetin tuaj.

Kukit nuk mund të përdoren për të ekzekutuar programe ose për të transmetuar viruse në kompjuterin tuaj. Me informacionin që përmbajnë kukit, ne mund të thjeshtojmë navigimin dhe të lehtësojmë shfaqjen e saktë të faqeve tona të internetit.

Secila faqe interneti ka deklaratën e vet të kukive ku ju si përdorues mund të shikoni përdorimin e saktë të kukive për atë faqe specifike. 

Transmetimi i të dhënave te palë të treta

VOLVO, nëse është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e përpunimit të të dhënave personale ose nëse kërkohet nga ligji ose rregulloret, mund të ndajë të dhënat tuaja personale me një kompani tjetër të Volvo Group, duke përfshirë kompani jashtë Bashkimit Evropian ose Zonës Ekonomike Evropiane, BE-së/ZEE-së.

VOLVO gjithashtu, nëse është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e përpunimit të të dhënave personale, mund të ndajë të dhënat tuaja personale me kompani dhe furnitorë palë të treta, duke përfshirë kompani dhe furnitorë jashtë BE-së/ZEE-së.

Ne punojmë me një gamë ofruesish të ndryshëm shërbimesh për të ofruar hapësirën e plotë të faqes së internetit të Volvo Group. VOLVO do të sigurohet që janë në zbatim masat e duhura mbrojtëse që ofrojnë nivele të përshtatshme mbrojtjeje të të dhënave tuaja personale siç kërkohet nga ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave. .

Lidhjet drejt faqeve të tjera të internetit

Faqet tona të internetit mund të përmbajnë lidhje drejt faqeve të tjera të internetit. Ne nuk kemi asnjë ndikim në pajtueshmërinë ose jo të operatorëve të këtyre sajteve me dispozitat e mbrojtjes së të dhënave.

Për sa kohë do t'i mbajë VOLVO të dhënat tuaja personale? 

VOLVO do t'i mbajë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa nevojitet për të përmbushur qëllimet për të cilat janë grumbulluar të dhënat personale. 

Të drejtat tuaja të mbrojtjes së të dhënave

Ju keni të drejtën të kërkoni nga VOLVO informacion rreth të dhënave personale të përpunuara nga VOLVO dhe aksesin në këto të dhëna personale. Ju keni gjithashtu të drejtën të kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale nëse ato janë të pasakta dhe të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja. Gjithashtu, ju keni të drejtën të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale, që do të thotë se i kërkoni VOLVO të kufizojë përpunimin e të dhënave tuaja personale në rrethana të caktuara.

Ju keni gjithashtu të drejtën të kundërshtoni përpunimin në bazë të interesit legjitim ose përpunimin për marketing të drejtpërdrejtë. Ju keni gjithashtu të drejtën e mbartshmërisë së të dhënave (transferimin e të dhënave tuaja personale te një kontrollues tjetër) nëse përpunimi nga VOLVO i të dhënave tuaja personale bazohet në miratimin ose detyrimin kontraktual dhe është i automatizuar. 

Ju gjithashtu keni të drejtën të depozitoni ankesat që mund të keni në lidhje me përpunimin nga VOLVO të të dhënave tuaja personale te një autoritet mbikëqyrës.